• Tiranë, ofroj vend pune Voip System Engineer

Mundësi e re punësimi për të interesuarit!
“Digicom” sh.p.k, është krijuar në vitin 2014 dhe ka për objekt ofrimin e shërbimit të telekomunikacionit me anë të teknologjisё së rrjetit me fibër optike dhe IP. Ofron në fushën e komunikimeve elektronike shërbime për trasmetime të dhënash/internet, shërbime për telefoni publike të qëndrueshme (telefoni fikse), shërbime të trasmetimit të të dhënave, shërbime të linjave me qera, shërbime telefonie me kartë të parapaguar, shërbime Voip dhe shërbime të trasmetimit të të dhënave (data), IP TV.
Në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe zgjerimit të rrjetit, për një periudhë të shkurtër, Shoqëria Digicom ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit duke fituar në këtë mënyrë edhe besueshmërinë e klientëve të saj.
Bazuar në kontekstin e zgjerimit dhe rritjes së Shoqërisë, kërkot staf për t’u bërë pjesë e këtij ekipi.
Dhe pikërisht nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit Teknik, të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm.

Titulli i pozicionit: Voip System Engineer
Detyrat dhe përgjegjësitë
1. Instalon, konfiguron dhe mirëmban të gjitha sistemet VoIP të kompanisë duke përfshire ketu IP-PBX.
2. Planifikon implementimin e shërbimeve të reja VoIP duke analizuar kërkesat teknike dhe resurset e nevojshme për ofrimin e shërbimeve.
3. Ndjek zhvillimet e reja në teknologjinë VoIP dhe sugjeron nevojat për update/upgrade të sistemeve aktuale.
4. Bashkëpunon me grupet e suportit për të zgjidhur biletat e hapura nga klientet e Digicom për probleme të ndryshme me shërbimin VoIP.
5. Asiston agjentet e shitjeve duke sugjeruar zgjidhje teknike për realizimin e kërkesave të ndryshme të klienteve të Digicom.
6. Monitoron dhe identifikon kapacitetet dhe performancën e sistemeve duke garantuar funksionimin e pandërprerë të sistemeve të telefonisë.
7. Trajnon në menyrë te vazhdueshme grupet e suportit rreth funksionaliteteve dhe problemeve të ndryshme të teknologjisë VoIP.
Kërkesa për kandidatët
(Kandidatët e interesuar duhet të zotërojnë njohuritë teknike si më poshtë)
1. Duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë (të preferueshme jane degët e elektronikes, informatikës).
2. Të ketë të paktën 2 vjet eksperience pune me sistemet VoIP. Preferohen kandidatët me eksperience të mëparshme në Internet Service Provider.
3. Njohuri praktike në instalimin dhe konfigurimin e sistemeve IP-PBX, eksperiencë me sistemet Asterisk dhe A2Billing konsiderohen një plus.
4. Të ketë njohuri të avancuara në protokollet SIP, H. 232, TCP/IP.
5. Të ketë njohuri të avancuara mbi funksionimin e voicemail, IVR, call center, voice recording etj.
6. Të jetë i aftë për të punuar në mënyrë indipendente dhe si pjesë e një grupi dinamik.
7. Të ketë aftësi të shkëlqyera në dokumentimin e sistemeve.
8. Njohja e rrjetave kompjuterike dhe sistemeve të virtualizimit konsiderohen një plus.

Tu duk interesant si pozicion? Atëherë mos vono, dërgo CV e përditësuar dhe dokumentet e tjerë në hr@digicom.al dhe të urojmë suksese. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapa të mëtejshëm.

Ju faleminderit!
 


Apply
Back
Top