• Tiranë, ofroj vend pune Senior Web Application Developer

Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH) shpall vend të lirë për Senior Web Application Developer.

Kërkesat për kandidatin/en:

  • Njohje të mirë të gjuhës angleze.
  • Aftësi të mira menaxhuese dhe drejtuese për sa i përket punës në grup.
  • Të ketë mbi 2 vite eksperiencë pune në fushën e kërkuar.
  • Mendim kritik dhe analitik.

Avantazh përbën njohja e:

  • Paketës JetBrains
  • Angular / Python (Django) / C#
  • PostgreSQL
  • GitLab

Rreth nesh dhe rreth punës tuaj:

RASH ju jep mundësinë të punoni në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e arsimit universitar dhe kërkimit shkencor.
Disa nga projektet më të suksesshme që RASH ka projektuar dhe menaxhon janë: U Albania (portal i aplikimit universitar për maturantët), M Albania (portal i aplikimit të mësuesve), ofron software për menaxhimin e sekretarive universitare, studentëve dhe pedagogëve në shumë universitete publike dhe private, Portali i trajnimeve, etj.
RASH është anëtar i organizatës mbarë-europiane “GEANT” dhe ka marrë pjesë në disa projekte të përbashkëta në disa fusha si Cloud services, Connectivity & network management, Real-time communications, etj.
Kontrata e punës i referohet Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.
Në Rrjetin Akademik Shqiptar veç rritjes profesionale dhe menaxheriale, ju ofrohet pagesë e kënaqshme, shpërblim financiar për rastet e parashikuara në kontratë si dhe mundësinë e përfitimit financiar nga angazhimi në projektet e shumta ku RASH bën pjesë ose do angazhohet në të ardhmen.Të interesuarit të dërgojnë CV-në në formatin PDF tek recruiting@rash.al me subjekt: SENIOR WEB
 


Apply
Back
Top