• Tirane, ofroj vend pune GIS Specialist

GIS Specialist

MRK Group Albania është pjesë e grupit me veprimtari ndërkombëtare MRK. Fokusi jonë është në fushat e teknologjisë së informacionit, telekomunikim & rrjete si dhe menaxhim projektesh dhe realizimin e tyre.
Për të forcuar ekipin tonë në Tiranë ne jemi duke kërkuar që tani për një periudhë prej së paku dy vjet GIS Specialist (m/f) për projektimin e rrjeteve të telekomunkacionit me studime të mbaruara bachelor, master apo diplome në degët Inxhinieri, Gjeografi, Gjeoinformatike apo degë të ngjashme me këto.
Si planifikues / projektues për rrjetet e telekomunikacionit do të analizoni dhe konceptoni strukturat e rrjetit, zgjerimin dhe optimizimin e tyre. Përveç pikëpamjeve ekonomike do të shikohet realizueshmëria teknike. Në veprimtarinë tuaj do jeni përgjegjës për projektimin dhe zhvillimin e rrjeteve dhe pjesëve të tyre.

Detyrat

Këto detyra ju presin:
• Krijimi i planeve për Telekomunikacionin & Rrjetet në sistemet e gjeo-informacionit (GIS)
• Planifikimi i pajisjeve të telekomunikacionit, të tilla si teknologji e transmetimit, kabllot dhe krijimin e dokumenteve të ndërtimit
• Dokumentimi i sipërfaqeve dhe përgatitjen e procesit të miratimit (me autoritetet).
• Diskutime teknike të planifikimit me klientin

Kualifikimet / Kërkesat

Ju sillni kualifikimet e mëposhtme:
• Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane
• Interes në temat që lidhen me sektorin e telekomunikacionit
• Aftësi analitike dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
• Punë në grup dhe komunikim i mirë
• Njohuri të sigurta të aplikacioneve standarde të MS Office, veçanërisht Excel
• Njohuri e CAD dhe sistemet e gjeo-informacionit (GIS)
• Aftësitë për programim dhe databazë janë një avantazh


Shënime

Ju lutemi dërgoni dokumentacionin e plotë e aplikimit, duke deklaruar datën e fillimit dhe pritshmërinë e pagave me e-mail:
MRK Media AG
Aplikim – GIS Specialist (m/f)
Jonida.Hoti@mrk-media.de
www.mrk-media.de


 


Apply
Back
Top