• Tirane, ofroj vend pune JAVA Junior Developer

Pozicioni I Punes: JAVA Junior Developer

Pershkrimi

GISDEV SH.P.K kerkon te punesoje nje programues JAVA, i cili do te jete pjese e ekipit te zhvillimit te sistemeve te reja software dhe permiresimit/ndryshimit te atyre ekzistuese.

Detyrat

- Planifikon, implementon dhe miremban produktet software te kompanise.
- Percakton dhe skicon zgjidhjet e propozuara per modulet dhe funksionalitetet e reja.
- Bashkerendon punet me koleget ne menyre qe zhvillimet e kerkesave te jene eficente dhe ne perputhje me kerkesat e nevojat e klienteve.
- Pergatit dokumentacionin teknik dhe manualin e perdoruesit per produkte te ndryshme.
- Merr pjese ne procesin e testimit dhe dokumentimit te punes se kryer.
- Pergatit ne menyre periodike raporte mbi punen e kryer dhe ja dergon menaxhuesit te projekteve.
- Ofron suport teknik per korrigjimin e problemeve te identifikuara.

Kualifikimet / Kerkesat

- Te jete i diplomuar ne Shkenca Kompjuterike
- Perben avantazh eksperience e meparshme ne zhvillimin e produkteve software duke perdorur platforma Java EE(JSF, Spring MVC, GWT).
- Te kete aftesi shume te mira analitike.
- Te njohe shume mire e te jete ne gjendje te provoje eksperiencen e akumuluar ne dizenjimin dhe menaxhimin e databazave relacionale, preferohet SQL Server ose PostgreSQL.
- Te kete njohuri baze rreth framework-eve Hibernate, Spring.
- Te kete njohuri shume te mira ne gjuhen JAVA.
- Te kete njohuri baze te zhvillimit ne front-end Html, CSS, Javascript.
- Te kete aftesi shume te mira komunikimi.

Vleresohen aplikantet me nje shpirt krijues dhe deshire per tu rritur dhe zhvilluar profesionalisht.


Nese jeni te interesuar, dergoni CV-ne tuaj dhe nje leter motivimi ne adresen info@gis-dev.com
Ju lutemi te vendosni "Java Developer" si subjekt ne emailin e derguar.
 


Apply
Back
Top