• Elbasan,Shitet Apartament 2+1, sip.60m2, kati 3, pallat ekzistues 4-kate, Cmimi 4'800'000 Leke, në blv "Qemal Stafa"/segmenti Ura Zaranikës deri tek Hotel Skampa/rrotullimi 1-Maj/Kalaja, ose 200m/3-min në këmbë nga Shëtitorja e Kalasë së Elbasanit osee 100m nga Pallati Sportit "Tomorr Sinani"

Elbasan
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
60 m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati 3
Cmimi Euro
4800000
Shitet: Apartament 2+1, sip.60m2, kati 3-të, pallat ekzistues 4-katësh, në linjën e parë buzë Blv "Qemal Stafa" (segmenti nga Ura Zaranikës deri tek Hotel Skampa/rrotullimi 1-Maj/Kalaja), ose 200m/3-min në këmbë nga Shëtitorja e Kalasë së Elbasanit osee 100m nga Pallati Sportit "Tomorr Sinani".
Zona/Lagja 28-Nëntori & Pallati Sportit. Lagja 28-Nëntori, Pallati Sportit, në veçanti segmenti Blv "Qemal Stafa" nga Ura e Zaranikës deri në sheshin qëndror tek Kalaja Elbasanit, me pallatin e sportit "Tomorr Sinani" është ndër zona më kryesore të qytetit të Elbasanit që shtrihet në veri-perëndim të qytetit dhe është e lidhur/vazhdim direkt i qendrës së qytetit/fasadasës kryesore të kalasë. Nga çdo pikë e kësaj zone mund të aksesohet qendra e qytetit brenda 5-10min në këmbe. Kjo zonë është e mirë-sistemuar, në të gjenden shtëpi të vjetra dhe të reja elbasanase, shumë pallate ekzistuese, dhe ndërtime shumëkateshe të reja. Kjo zonë kufizohet nga 3-rrugë kryesore; Blv "Qemal Stafa"(i cili të çon direkt në qendër), nga Rr. "Qemal Stafa" (e cila lidh Postën Qendrore me aksin e rrugës nacionale SH.3 (drejtimi Metalurgjisë për Tirane dhe Durrës), si dhe nga rruga "Çerçiz Topulli", e cila lidh rrethrrotullimin e Luleve/Fusha Loparit/aksi Metalurgjise me Urën e Zaranikës.
Pallati
ekzistues, ndërtim i viteve 1970-1975, 4-katesh, tulla të kuqe të plota, i suvatuar nga jashtë, gjendet në linjën e parë buzë Blv. "Qemal Stafa" në segmentin që lidh Urën e Zaranikës me rrethrrotullimin 1-Maj, tek Kalaja/ Hotel "Skampa" dhe ka 3 hyrje/shkalle dhe në çdo kat ka nga 2-apartamente. Pallati gjendet 200m nga Kalaja Elbasanit/ Sheshi "Aqif Pasha"/ Rrapi "Bezistanit", si dhe 100m nga pallati sportit. Mikro-zona/segmenti ku gjendet pallati është e sisitemuar, ndriçim, gjelbërim, trotuare etj, me pamje relaksuese.
Apartameti, me sipërfaqe neto sipas Çertifikatës se Pronësisë 58 m2, përbëhet nga 1 banjo, 2 ballkone, 2 dhoma gjumi dhe pjesa ndënjes/sogiorno me kuzhinën, në katin e 3-të (ose i 2-ti nga blv). Apartamenti është me pamje jug-lindje/veri-perëndim/jug-perëndim, lehtësisht i ajrosshëm, me planimetri funksionale dhe i rehatshëm në shfrytëzim. Apartament, i pa rikonstruktuar me punime dhe instalime të vjetra, pjesërisht i mobiluar.
Përbërja/planimetria apartamentit
: Nga dera kryesore futesh në koridorin e brendshëm, me përmasa mesatare në forme të gjate, drejt-kendore, ku në të djathtë gjendet dhoma gjumit, përmasa normale. Në vazhdim të koridorit/përballe gjendet pjesa ndënjes/sogiorno, me përmasa relativisht të bollshme, në formë drejtkëndore, me dritë natyrale, që futet dritarja nga veri-lindja dhe jug-perëndimi, si dhe nga dera e ballkonit, i mobiluar pjesërisht. Nga ku kalohet/lidhet me 1-ballkon, përmasa të vogla nga ana veri-lindore dhe veri-perëndim/rruga kryesore, i hapur. Në të majtë të koridorit në fillim gjendet banjo-dush, përmasa normale, e kompletuar e funksionale, me dritare natyrale nga jug-lindja. Gjithashtu në vazhdim majtas gjendet dhoma tjetër e gjumit, përmasa normale, nga ku kalohet në ballkon me përmasa të vogla, nga jug-lindja.
Muret dhe tavanet
: Muret janë në përgjithësi të drejta, me suvatimet ekzistuese dhe të lyera me ngjyrë të hapura, ndërsa tavanet normale.
Dyshemeja
: e gjithe apartamentit është e shtruar me pllakat ekzistuese, të vjetra.
Dyert e brendshme
: prej druri ekzistuese, ngjyrë bardhe, ndërsa dritaret, dyert e ballkonit druri me xham, ngjyrë të bardhë.
Përdorimi i mëparshëm e aktual
: Apartamenti është përdorur nga pronarët/të zotët që nga privatizimi, aktualisht është pa banorë/bosh, i destinuar për shitje, që nga 01.05.2024
Dokumentacioni
: Çertifikate Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment.
Çmimi Shitjes
: Shitet me 4'800'000 Leke, në gjëndjen që ndodhet aktualisht.
Adresa
: Në linjën e parë buzë bvd "Qemal Stafa" (segmenti nga Ura Zaranikës deri tek Hotel Skampa/rrotullimi 1-Maj/Kalaja), ose 200m/3-min në këmbë nga Shëtitorja Kalasë (Porta) së Elbasanit dhe 100m nga Pallati Sportit "Tomorr Sinani". adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
************************************************** **
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real - Estate
Adresa:
Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës, prane Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit/ përball Min.Jashtme
Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email:
adstudiosherbimesh@gmail.com[/email]
 


Contact WhatsApp
Back
Top