• KONTEKSTUALIZIM I KURRIKULËS SË SIPËRMARRJES

Tiranë, më, 05.04.2024​
Terma Reference

Me objekt: Kontekstualizim i kurrikulës së Sipërmarrjes
Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, BMZ dhe Hermann-Gmeiner-Fonds Deutchland e.V, HGFD.

Nëpërmjet këtyre Termave të Referencës kërkojmë të kontraktojmë ekspert ose grup ekspertësh të cilët përmbushin kriteret teknike, kanë ofertën më të ulët dhe realizojnë shërbimin brenda kohës së kërkuar. Shërbimi do të konsistojë në kontekstualizimin të materialeve të përkthyera në gjuhën shqipe të kurrikulave trainuese për vetë-punësimin e të rinjve në Shqipëri (Aneksi B i këtyre Termave të Referencës).



Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mail-it zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 11.04.2024.

Për më shumë detaje rreth Ftesës për ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi
 

Attachments

  • Terma Reference -Ekspert Kontekstualizim Kurrikule 05.04.2024.pdf
    361.4 KB · Views: 2


Contact
Back
Top