• REGIONAL PARTNER RELATIONSHIP MANAGER - DURRES

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

REGIONAL PARTNER RELATIONSHIP MANAGER - DURRES​

DETYRAT KRYESORE:
  • Identifikon mundësi te reja biznesi dhe prezanton zhvillimin e modelit të biznesit IuteCredit tek partneret potencial.
  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie me partnerët, biznese që shesin produktet/shërbimet e tyre më këste.
  • Përgjegjës për zhvillimin/rritjen e portofolit të partnerëve, mbajtjen e sa më shumë pikave aktive si dhe kontraktimin e partnerëve të rinj.
  • Prezanton/sugjeron produktet dhe shërbimet e IuteCredit tek çdo partner, në përshtatje me kërkesat dhe nevojat e partnerit.
  • Trajnon stafin e shitjes së partnerit me qëllim nxitjen e shitjeve të produkteve/shërbimeve të IuteCredit, dhe sigurohet që procesi i shitjes bëhet konform prodecurave në fuqi.
  • Monitoron çdo ditë rezultatet e shitjeve me patnerët dhe merr masa për partnerë që nuk performojnë, me qëllim përmbushjen e targetave të vendosura nga supervizori.
  • Në bashkëpunim me departamentin e marketingut, ndihmon partnerin me zgjidhje praktike për të rekalmuar mundesinë e shitjes me këste.
  • Menaxhon problematikat ose ankesat e partnerit në lidhje me shërbimin e IuteCredit.
PËR KËTË POZICION JU NEVOJITEN:
  • Aftësi të shkëlqyera shitjeje
  • Komunikim shumë i mirë dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhenie me partnerët
  • Disiplinë dhe aftësi për të punuar i pavarur
  • Dëshirë për të punuar në terren
  • Aftësi për të punuar nën presionin e arritjes së rezultateve
  • Eksperiencë të mëparshme në shitje, preferohet mbi 2 vjet
  • Aftësi drejtuese të mjetit, patentë Klasi B
JU OFROJMË:
  • Pagë konkuruese.
  • Bonus mujor/ vjetor bazuar në performance.
  • Skemën e Pensionit Privat dhe sigurim privat i Shëndetit dhe Jetës.
  • Mundësi për të udhetuar Botën.
  • Aktivitete Team Building të rregullta
  • Mundësi zhvillimi personal dhe profesional.
  • Për më tepër informacion rreth karrierës në Iute: https://iutecredit.al/karriera-ne-iutecredit-albania/%20
Deadline për të aplikuar: 04.06.2024
Për të aplikuar në këtë pozicion, dërgoni CV tuaj në hr@iute.al
 


Apply
Back
Top