• Specialis/t Jurist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim pozicioni Specialis/t Jurist.

Përshkrimi:

“DUKA GROUP”, është themeluar në vitin 1993, me aktivitet aktual në menaxhimin dhe zhvillimin e investimeve dhe një portofol prej më shumë se 7 shoqëri tregtare të mirënjohura, me aktivitet në prodhim, dhe tregtim te produkteve ushqimore per njerez dhe kafshe, elektroshtepiake dhe teknologjike, rrjet dyqanesh dhe markete, aktivitet ne fushen e ndertimit, hotelerise, menaxhimit te qendrave tregtare, etj…

Për të përmbushur nevojat dhe mbështetur zhvillimin e vazhdueshem te grupit, kërkon të zgjerojë departamentin ligjor të grupit, me pozicionin “Specialist Jurist”.

Kualifikimet:

Të ketë mbaruar arsimin e lartë (Bachelor+Master) për Drejtësi;

Të ketë të paktën 3- 5 vite eksperiencë pune si Jurist/e;

Te kete eksperience në çeshtjet sipas pershkrimit te detyrave me lart;

Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara;

Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.

Të zoterojë në nivel të mire gjuhën Angleze dhe Italiane;

Të zoterojë shumë mire ''Paketën Office'';

Të jetë interaktiv, i gatshëm për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë.

Detyrat:
  • Harton, interpreton, rishikon dhe negocion duke pershtatur ne menyre efektive me nevojat e shoqerise kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidhin shoqerite me klientët, furnitorët dhe me cdo pale te trete, perfshire institucionet bankare, sipas objektit/qellimit te saj.
  • Ndjek proçedurat ligjore te krijimit dhe funksionimit te shoqerive tregtare dhe harton cdo akt ligjor sipas vendimarrjes se organeve drejtuese ne shoqeri. (ortakeve/aksionareve apo Keshillit Mbikqyres/Administrativ te shoqerise);
  • Harton dhe intepreton proceduren ligjore per punesim dhe zgjidhje te marredhenies se punes nga ana e punedhenesit sipas nevojes, referuar kerkesave te dispozitave ligjore mbi punesimin.
  • Verifikon saktesine e cdo dokumenti pronesie te aseteve te shoqerise, duke mbajtur ne vemendje dhe rifreskuar ato ne rastet qe kerkohet nga ligji dhe eshte e nevojshme per shoqerite.
  • Evidenton ndryshimet në ligjet përkatëse sipas aktivitetit tregtar dhe informimon departamentet dhe punonjësit e interesuar, në lidhje me këto ndryshime.
  • Ndjek zbatueshmërinë e legjislacionit sipas fushave nga departamentet përkatëse në shoqëri.
Përfaqëson shoqëritë pranë institucioneve administrative si dhe ndjek proçese te ndryshme administrative të nivelit mesatar si psh: proçesin per leje ndertimi, leje shfrytezimi, rregjistrimin e pasurive/aseteve, verifikimin hipotekor te pasurive/aseteve, procedurat per pajisje me licenca perkatese, proceset e ankimit administrativ, mban, korrespondencat zyrtare me autoritetet shteterore per çeshtje te caktuara ligjore sipas veprimtarisë së shoqërive.
  • Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjygjësore te nivelit mesatar, te llojit: Leshim urdheri ezkekutimi; permbushje detyrimi ndaj debitoreve te shoqerise; kerkim shperblim demi, mosmarreveshjet sipas rastit qe lindin nga marredhenia e punes etj., duke perfshire përpilimin e kerkeseave, padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave deri ne perfundimin ligjerisht te ceshtjes.
  • Të realizojë (si pjesë e grupit të punës) konceptimin e sistemit të manaxhimit të riskut brenda një shoqerie tregtare, duke ngritur kornizën e manaxhimit të riskut dhe vënien në funksionim.
  • Të dëshirojë të mësojë dhe zhvillohet akoma më shumë (in-depth) si dhe të kryejë kërkime për ide novatore, duke zgjeruar njohuritë dhe potencialet në fushat e mësipërme.
Ne Ofrojme:

Ambient pune komod dhe motivues;

Bashkepunimin me një grup profesionistësh të suksesshëm dhe me një eksperiencë të gjatë në zhvillimin dhe menaxhimin e proceseve ligjore, në shoqëritë tregtare;

Mundësinë e zhvillimit profesional, dhe personal duke zhvilluar me tej dhe aplikuar njohurite tuaja ne fusha te reja;

Mundësinë e promovimit dhe zhvillimit të karrierës brënda shoqërive apo grupit.

Vendi i Punes Vore-Tirane.

Personat e interesuar duhet të aplikojne duke derguar CV dhe Leter Interesi në adresën e-mail: hr@ecomarket-al.com , Whatss'up 0684096054
 


Apply WhatsApp
Back
Top