• Tirane, ofroj vend pune Banakier (m/f)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hoteleri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ARKA ART Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe Hotelerisë,

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Banakier (m/f)

Përshkrim i përgjithshëm

Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të ARKA ART Hotel dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
• Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
• Përgjegjës për furnizimet dhe inventarin e banakut;
• Sigurojnë që baret të jenë të furnizuar plotësisht me të gjitha produktet e nevojshme për shërbim;
• Identifikojnë klientët për t'u siguruar që i plotësojnë kërkesat e moshës për konsumimin e alkoolit dhe produkteve të duhanit;
• Vlerësojnë nevojat dhe preferencat e klientëve;
• Japin rekomandime dhe sugjerime për klientët në zgjedhjen e pijeve dhe snacks;
• Mbajnë pastër dhe higjenizojnë ambjentin dhe paisjet për përgatitjen e produkteve;
• Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
• Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;


Kualifikimet dhe Aftësitë:

• Të kenë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në këtë profil;
• Diploma në Hoteleri-Turizëm përbën avantazh;
• Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
• Ruajtja e standardeve të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
• Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
• Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
• Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
• Fleksibilitet me orarin e punës;

Ofrohet:

• Pagesë konkuruese

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al ose te telefonojne ne numrin +355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top