• Tirane, ofroj vend pune Specialiste e Burimeve Njerezore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Eksperienca
vetem me eksperience
Albanian Development Company ADC sh.p.k, eshte ne kerkim te kandidateve te kualifikuar dhe me experience per pozicionin: Specialiste e Burimeve Njerezore.


Detyrat e pozicionit:

  • Te pergatise dhe te administroje dosjen personale te punonjesve dhe t’a perditesoje ne perputhje me kerkesat ligjore.
  • Hedh te dhenat e punonjesve dhe i perditeson te gjitha ndryshimet ne sistemin e BNJ.
  • Koordinon procesin e rekrutimit, poston njoftimet per vende vakante ne platformat perkatese, kontakton kandidatet e perzgjedhur.
  • Hedh te dhenat e kandidateve qe kane aplikuar ne database sebashku me shenimet perkatese..
  • Ndjek procesin onboarding te punonjesit te ri dhe ben prezantimin e procedurave e rregulloreve te brendshme te kompanise.
  • Koordinon realizimin e trajnimeve sipas postit te punes ne bashkepunim me Menaxherin e H&S.
  • Te monitoroje dhe te konfirmoj list prezencen dhe ditet e punes te stafit.
  • Te perpiloje dokumenta si : kontrata pune, Anekse, Vertetime pune e referenca.
  • Te ndjeke te gjitha procedurat e lidhura me sherbimin e mjekut te ndermarrjes.
  • Krijon raporte javore, mujore, vjetore nga sistemi HR, sipas kerkesave te Drejtuesit te BNJ.
  • Te mbaj raportin e lejeve vjetore dhe te menaxhoj kerkesat per leje te punonjesve sipas procedures perkatese,
  • Te mbuloje detyrat operacionale te departamentit te BNJ.


Kualifikimet:

  • Te kete perfunduar arsimin e larte ne deget: Shkenca shoqerore, Psikologji etj.
  • Te kete minimalisht 2 vjet eksperience pune ne fushen e Burimeve Njerezore.
  • Te kete njohuri mjaft te mira te paketes Microsoft Office.
  • Te kete njohuri te gjuhes angleze.
  • Te kete aftesi komunikuese.
  • Te kete aftesi ne koordinim, organizim dhe planifikim.

Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV dhe Leter Motivimi ne adresen hr@adc.al.

Vetem ata qe plotesojne kerkesat e mesiperme do te perzgjidhen per interviste.
 


Apply
Back
Top