Studio ligjore "Tivari & Hareçari" është krijuar në vitin 2011 nga juristët Av. Idlir Tivari dhe Av. Elda Hareçari. Studio ligjore ka për qëllim të saj të ofrojë shërbime ligjore, përfaqësim në juridiksione kombëtare dhe ndërkombëtare të të gjitha niveleve, konsulencë fiskale dhe finaciare, nëpërmjet një përkushtimi maksimal dhe profesional.
Objektivi i studios ligjore “Tivari & Hareçari” është të bëhet një pikë referimi për klientët, të cilët kërkojnë në çdo moment asistencë ligjore profesionale, zgjidhje të problemeve nga më komplekset dhe parandalimin e tyre kur është e mundur.
Sot ajo funksionon në Shqipëri dhe jashtë saj duke ndihmuar kompanitë, agjencitë qeveritare dhe individët në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj, në bashkëpunim me studio të tjera profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare.
Studio ligjore ka gjithashtu marrëdhënie partneriteti me studio të ndryshme ligjore në Kosovë, Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në Paris, Romë, Mynih, Londër, Gjenevë, Athinë, Madrid etj.
Në punën tonë, ne udhëhiqemi nga fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ngushtë profesional, duke u krijuar në këtë mënyrë klientëve tanë një ambient që ofron seriozitet dhe siguri.
- Website
-
http://www.studioligjore.info
- Location
-
Durres - Albania
- Emri i Subjektit
-
Studio Ligjore TIVARI
- Rubrika | fusha e aktivitetit
-
Sherbime juridike
- Specifikat/Specializimi
-
Konsulencë Juridike.
Konsulencë ligjore në disa gjuhë të huaja.
Përfaqësim ligjor dhe avokati.
Hartim të dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave të lejuara në ushtrimin e profesionit të avokatit.
Përgatitje te kërkesë padive, kërkesave gjatë proçedimit penal, si dhe të kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të Prokurorisë, Arbitrazhit ose të organeve të administratës publike si dhe çdo organizmi në të cilin aderon Republika e Shqipërisë.
Përgatitje te ankesave dhe të kërkesave të personave fizik ose juridik.
Përpilim i akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale.
Prania si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë proçesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në çështjet penale.
Përfaqësim te personave fizik ose juridik në çështjet civile dhe administrative, në Gjykatë, në Arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike.
Aplikime për viza turistike, shkollore dhe pune.
Përkthime në të gjitha gjuhët si dhe legalizime dokumentacioni për shtetësi (cittadinanza), bashkime familjare si dhe përgatitje dokumentacioni shkollor.
- Celular/Mobil
-
+355675003101
- Telefon
-
+355684055889
- Shteti
-
Shqipëri
- Qyteti
-
Durrës
- Adresa
-
Rruga Sulejman Kadiu, Nr. 2 pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës
- NIPT
-
L21305507U
- Kodi postal
-
2001
- Fax
-
+35552227085
- Facebook
-
Studio.Ligjore.Tivari
- Twitter
-
StudioLigjore