Mundėsi e re punėsimi pėr tė interesuarit!
“Digicom” sh.p.k, ėshtė krijuar nė vitin 2014 dhe ka pėr objekt ofrimin e shėrbimit tė telekomunikacionit me anė tė teknologjisё sė rrjetit me fibėr optike dhe IP. Ofron nė fushėn e komunikimeve elektronike shėrbime pėr trasmetime tė dhėnash/internet, shėrbime pėr telefoni publike tė qėndrueshme (telefoni fikse), shėrbime tė trasmetimit tė tė dhėnave, shėrbime tė linjave me qera, shėrbime telefonie me kartė tė parapaguar, shėrbime Voip dhe shėrbime tė trasmetimit tė tė dhėnave (data), IP TV.
Nė kuadėr tė investimeve tė vazhdueshme dhe zgjerimit tė rrjetit, pėr njė periudhė tė shkurtėr, Shoqėria Digicom ka pėrmirėsuar ndjeshėm cilėsinė e shėrbimit duke fituar nė kėtė mėnyrė edhe besueshmėrinė e klientėve tė saj.
Bazuar nė kontekstin e zgjerimit dhe rritjes sė Shoqėrisė, kėrkot staf pėr t’u bėrė pjesė e kėtij ekipi.
Dhe pikėrisht nėse je dinamik(e), i/e pėrkushtuar ndaj rezultateve dhe dėshiron tė bėhesh pjesė e departamentit Teknik, tė ftojmė tė aplikosh pėr pozicionin e mėposhtėm.

Titulli i pozicionit: Voip System Engineer
Detyrat dhe pėrgjegjėsitė
1. Instalon, konfiguron dhe mirėmban tė gjitha sistemet VoIP tė kompanisė duke pėrfshire ketu IP-PBX.
2. Planifikon implementimin e shėrbimeve tė reja VoIP duke analizuar kėrkesat teknike dhe resurset e nevojshme pėr ofrimin e shėrbimeve.
3. Ndjek zhvillimet e reja nė teknologjinė VoIP dhe sugjeron nevojat pėr update/upgrade tė sistemeve aktuale.
4. Bashkėpunon me grupet e suportit pėr tė zgjidhur biletat e hapura nga klientet e Digicom pėr probleme tė ndryshme me shėrbimin VoIP.
5. Asiston agjentet e shitjeve duke sugjeruar zgjidhje teknike pėr realizimin e kėrkesave tė ndryshme tė klienteve tė Digicom.
6. Monitoron dhe identifikon kapacitetet dhe performancėn e sistemeve duke garantuar funksionimin e pandėrprerė tė sistemeve tė telefonisė.
7. Trajnon nė menyrė te vazhdueshme grupet e suportit rreth funksionaliteteve dhe problemeve tė ndryshme tė teknologjisė VoIP.
Kėrkesa pėr kandidatėt
(Kandidatėt e interesuar duhet tė zotėrojnė njohuritė teknike si mė poshtė)
1. Duhet tė ketė mbaruar arsimin e lartė (tė preferueshme jane degėt e elektronikes, informatikės).
2. Tė ketė tė paktėn 2 vjet eksperience pune me sistemet VoIP. Preferohen kandidatėt me eksperience tė mėparshme nė Internet Service Provider.
3. Njohuri praktike nė instalimin dhe konfigurimin e sistemeve IP-PBX, eksperiencė me sistemet Asterisk dhe A2Billing konsiderohen njė plus.
4. Tė ketė njohuri tė avancuara nė protokollet SIP, H. 232, TCP/IP.
5. Tė ketė njohuri tė avancuara mbi funksionimin e voicemail, IVR, call center, voice recording etj.
6. Tė jetė i aftė pėr tė punuar nė mėnyrė indipendente dhe si pjesė e njė grupi dinamik.
7. Tė ketė aftėsi tė shkėlqyera nė dokumentimin e sistemeve.
8. Njohja e rrjetave kompjuterike dhe sistemeve tė virtualizimit konsiderohen njė plus.

Tu duk interesant si pozicion? Atėherė mos vono, dėrgo CV e pėrditėsuar dhe dokumentet e tjerė nė hr@digicom.al dhe tė urojmė suksese. Vetėm kandidatėt e pėrzgjedhur do tė kontaktohen pėr hapa tė mėtejshėm.

Ju faleminderit!
+Apliko