• Elbasan, tender Ambiente takimi, pushim kafeje dhe ushqim Njësia Administrative Gjinar, Bashkia Elbasan

Elbasan
Ftesë për ofertë: Ambiente takimi, pushim kafeje dhe ushqim Njësia Administrative Gjinar, Bashkia Elbasan

Diakonia Agapes është zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1992.

Projekti: ”Fuqizimi socio-ekonomik i grave në zonat rurale në Shqipërinë e Mesme” –financohet nga Bread for the World, Gjermani dhe zbatohet nga Fondacioni “Fryma e Dashurisë” / Diakonia Agapes në Njësitë Administrative Shirgjan, Tregan, Gjinar dhe Shushicë. Projekti ka filluar zbatimin që prej datës 1 prill 2024 dhe përfundon më 31 mars 2027.

Në kuadër të aktiviteteve të projektit, Diakonia Agapes kërkon Ofrues Shërbimi (subjekte ose individë) në Njësinë Administrative Gjinar për të ofruar: Ambiente për takime, ushqim, pushim kafeje dhe facilitete të tjera. Ky shërbim kërkohet të ofrohet gjatë periudhës korrik 2024 – mars 2027. Diakonia Agapes do të përdorë këto shërbime për aktivitete të ndryshme që organizon si ëorkshope, trajnime, takime të ndryshme etj.

Ofruesi i Shërbimit (subjektet apo individë) duhet të dërgojnë Ofertën financiare dhe dokumentacionin e kërkuar:

Me zarf të mbyllur të vulosur ku të jetë shënuar dërguesi dhe të citohet pjesëmarrja në prokurim. Dokumentacioni do të dorëzohet në adresën:

Diakonia Agapes
Rruga: “Ibrahim Rrugova”
Katedralja Orthodhokse
Tiranë – Shqipëri

Ose

Email në adresën: agapesdiakonia@gmail.com. (Dokumentat duhet të jenë në format PDF).

Afati përfundimtar për pranimin e aplikimit është data 10 korrik, 2024 ora 17:00.

Bashkangjitur Termat e Referencës dhe Oferta Financiare.

Faleminderit,
Ekipi i Diakonia Agapes
 

Attachments

  • Termat e Referencës ambient, pushim kafe, ushqim, BftW Gjinar 2. 07.2024.doc
    401 KB · Views: 0
  • Oferte financiare ambient, pushim kafeje, ushiqm BftW Gjinar 2.07.2024.xlsx
    35 KB · Views: 0


Contact
Back
Top