Ndihmës Menaxher Projekti
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Ekonomist-Financier/e
- Inxh. Ndertimi
- Menaxhim
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Ndihmës Menaxher Projekti
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Eshtë suport për Menaxherin në ndjekjen e ecurisë së Projektit. Përgatit raporte të ndryshme si dhe materialet e nevojshme duke siguruar mbarëvajtjen e tyre sipas marrëveshjeve të dakordësuara.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Kualifikime të tjera:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...1/Associate-Project-Manager?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 19/06/2024
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e proceseve të projektit;
- Mban korrespondencë dhe dokumenton informacionin e shkruar;
- Përgatit raporte periodike në formatin e standartizuar, në lidhje me ecurinë e projekteve duke realizuar vizita në terren sipas një frekuence dhe grafiku të miratuar;
- Përgatit draftin e shkresave zyrtare me palët e zhvillimit, palë pronare etj.;
- Suporton në përgatitjen e dosjeve të ndryshme tekniko - ligjore për projektet në zhvillim;
- Suport në përgatitjen për prerjen e faturave/ penaliteteve për palët;
- Suport në procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekimi;
- Bashkëpunon me shoqëritë dhe departamentet e tjera të përfshira në proces, për ndjekje teknike të projekteve (këtë detyrë rast past rasti mund ta bëjë dhe duke përdorur ekspertë të jashtëm kur nevoja apo ekspertiza e do);
- Kujdeset që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura (respektim i kushteve dhe specifikimeve teknike të miratura) duke mbikqyrur dhe kontrolluar në mënyrë periodike ecurinë e tyre në përputhje me standartet e kompanisë dhe kushtet teknike të zbatimit duke bërë audite periodike;
- Bën evidentimin e problematikave në kantier dhe propozon masa korrektuese të PM;
- Ndjek projektin nga marrja në dorëzim të tij deri në dorëzimin e certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimin e kontratatave të shitjes;
- Ndjek marrëdhëniet kontraktuale me pronarët e truallit përkundrejt pretendimeve apo kërkesave që ato mund të kenë ndaj investitorëve;
- Jep suport në përzgjedhjen dhe përgatitjen e kontratave të pjesëve takuese me pronarët e truallit (të dhënat teknike të kontratës);
- Jep suport në përgatitjen dhe ndjekjen e buxhetit të projektit;
- Ndjek Biznes Planin e projekteve dhe përditëson atë sipas zhvillimeve të tyre;
- Jep suport pranë Arkitektit të Klientit për ndjekjen e problematikave me klientët për çdo bllokim të procesit deri në finalizim;
- Siguron dokumentimin/arshivimin në të gjitha fazat e projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
- Nën mbikqyrjen e PM ndërvepron me shoqërinë BRE për të maksimizuar vlerën e aseteve të përfituara nga projektet;
- Përgatit Minuta Takimi dhe regjistron të gjitha detyrat që do të kryhen në mënyrë të organizuar dhe profesionale.
Kualifikime të tjera:
- Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në monitorimin e proceseve të projektimit / ndërtimit;
- Të ketë minimalisht 4 vite eksperiencë pune në projektim / zbatim punimesh ndërtimi;
- Të ketë njohuri për proceset e lejeve të ndërtimit, dokumentacionit ndërtimor dhe materialeve të ndërtimit;
- Aftësi të forta komunikimi verbale dhe të shkruara për të ndërvepruar në mënyrë efektive me anëtarët e ekipit, palët e interesuara dhe klientët;
- Të përgatisë, monitorojë, dokumentojë raporte të ndryshme;
- Njohja me metodologjitë, mjetet dhe teknikat e menaxhimit të projektit. Një kuptim bazë i fazave, proceseve dhe terminologjisë së projektit;
- Aftësi për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumta njëkohësisht, duke siguruar që afatet janë përmbushur dhe burimet janë shpërndarë në mënyrë efikase;
- Aftësi për të bashkëpunuar me anëtarët e ekipit dhe palët e interesuara për të arritur qëllimet e projektit;
- Gatishmëria për t'iu përshtatur kërkesave dhe rrethanave në ndryshim të projektit, dhe aftësia për të ofruar ndihmë dhe kontribut për të arritur objektivat e projektit;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të ishte avantazh);
- Njohuri shumë të mira të Paketës Office, AUTOCAD dhe është avantazh të paturit njohuri bazë të programit të menaxhimit të projekteve si MS-PROJECT ose ZOHO .

Apply WhatsApp