• Pergjegjes Prodhimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
Gjuha
  1. anglisht
  2. gjermanisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Ne jemi nje Kompani ndërkombëtare e shtrirë në të gjithë europën, me një rritje të lartë dhe ekspansion strategjik ndërkombëtar.
Qëllimi ynë është të punojmë me seriozitet, me armosferë punë të lirëshme dhe të qetë, trajnim i vazhdueshëm,
si dhe fokusi është në promovimin dhe sfidimin e punonjësve dhe rritjen së bashku.
Nëse jeni i interesuar për një vend pune në një kompani me aktivitet ndërkombëtar dhe do të donit ti bashkoheshit skuadrës sonë,
mund te aplikoni për pozicionet e punes vakante si me poshte:

Pozicion pune Pergjegjes Prodhimi


Detyrat kryesore:

  • Organizon detyrat dhe përgjegjësitë ne repartin e prodhimit;
  • Organizon procesin e prodhimit mbi bazën e planit të shitjeve dhe kapacitetit të makinerive;
  • Organizon dhe koordinon planin e punës duke përcaktuar objektivat e prodhimit bashkë me drejtuesit;
  • Organizon dhe menaxhon stafin e punonjësve, në varësi të nevojave të prodhimit;
  • Kontrollon dhe kujdeset për mbarëvajtjen e aparaturave dhe makinerive;
  • Ndjek hap pas hapi procesin e prodhimit deri në përfundim.
  • Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë

Kriteret kryesore​

  • Të ketë mbaruar studimet e larta per inxhinieri elektrike/meka nike/automatizime;
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office;
  • Te zoteroj gjuhen Angleze ose Gjermane;
  • Të ketë min. 3- vite eksperiencë pune në profesion;
  • Te zoteroj leje drejtimi tipi B;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;

Shënime:​

Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën office.tirana@roefix.com brënda datës 01.08.2024.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit
në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale
 


Apply
Back
Top