• Shqiperi, ftese per oferte Akomodim, Sallë trainimi, Drekë, Darkë, Pushim kafe, dhe Lehtësira të tjera në qytetet e Elbasanit, Fierit dhe Lezhës.

Shqiperi
Tirane me 06.08.2024​
Ftesë për Ofertë​
Me objekt: Sallë trajnimi, Akomodim, Drekë, Pushim kafe, dhe fasilitete të tjera
Qytetet: ELBASAN, FIER DHE LEZHË


Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, BMZ. Ky projekt ka si objektiv kryesor integrimin socio-ekonomik dhe rritjen e mirëqenies të rinjve vulnerabël në 5 vende të rajonit të Ballkanit, dhe respektivisht: SOS Maqedonia e Veriut, SOS Bosnje dhe Hercegovine, SOS Serbi dhe SOS Kosovë.
Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për shërbime me objekt: Akomodim, Sallë trainimi, Drekë, Darkë, Pushim kafe, dhe Lehtësira të tjera në qytetet e Elbasanit, Fierit dhe Lezhës.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton kompanitë /subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve të nevojshme për organizimin e trajnimeve (salle trajnimesh, pushim kafe, dreke, akomodim) të paraqesin interesin e tyre deri më datë 29.08.2024, ne posten elektronike me adrese info@soskd.org.al duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese.


Për informacion më të detajuar rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur këtij njoftimi.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per Oferte - Sherbime Trainimi e Facilitete te tjera - YEEP II.pdf
    236.1 KB · Views: 1


Contact
Back
Top