• Specialist i Përpunimit të Kartave

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
  3. Marketing
  4. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE

Pozicioni i punes: Specialist i përpunimit të kartave
Njesia: Njesia e Back Office
Departamenti: Departamenti Operacioneve Qendrore

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM I PUNËS

Qëndra e Kartave është njësi qëndrore e bankës që ofron mbështetje të specializuar në menaxhimin e të gjitha llojeve të kartave bankare (MasterCard Debit-Credit), është përgjegjës për përpunimin efektiv të transaksioneve, mirëmbajtjen e të dhënave të klientëve, si dhe për sigurimin e një shërbimi të lartë cilësore ndaj klientëve të bankës dhe degëve të saj. Jep sugjerime dhe propozime në lidhje me procesin e punës për arritjen e qëllimeve të përcaktuara, për të ofruar shërbimin e duhur ndaj klientëve të Bankës, si dhe për të ofruar mbështetje për zgjidhjen e problemeve të mundshme në këtë segment të operacioneve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PUNËS:
  • Ofrimi i mbështetjes në menaxhimin e të gjithë procesit të punës për të siguruar shërbime cilësore për klientët e Bankës në përputhje me Politikat dhe Procedurat e Bankës, si dhe ato te MasterCard dhe Visa.
  • Ofrimi i mbështetjes në përmirësimin dhe avancimin e procesit të punës në Departament duke respektuar Procedurat e Bankës;
  • Realizimi i qëllimeve të përcaktuara nga Menaxhmenti (përmes planeve operative të Departamentit).
  • Garanton administrimin korrekt dhe efikas të funksionimit të kartave.
  • Monitoron dhe dërgon për procesim aplikimiet e degeve, mbi lëshimet e rilëshimet e kartave ndryshim stausi, ndryshim limiti etj;
  • Rakordon te dhenat midis procesuesit dhe ofruesin te sherbimit te kartave;
  • Rakordon llogarite kontabel te kartave.
  • Monitorimi i tendencave ndërkombëtare në lidhje me operacionet me karta;
  • Ofrimi i mbështetjes në zhvillimin e produkteve të reja në fushën operacionale te kartave;
  • Rakordon shpërndarjen e kartave në degë;
  • Pranimi i kërkesave dhe menaxhimi i saktë i problematikave të mundshme lidhur me përdorimin e kartave nga klientët;
  • Futja e urdhrave të kontabilitetit në bazë të dosjeve të marra nga Qendra e Përpunimit;
  • Konsolidimi i transaksioneve ditore
  • Kryen çdo punë tjetër në përputhje me rregulloret dhe aktet e përgjithshme të Bankës dhe me udhëzimet e Drejtorit te Departamentit te Operacioneve Qendrore.
  • Kryeni detyrën në përputhje me Rregulloren & Procedurën e UBA si dhe në përputhje me Kuadrin Ligjor Shqiptar
  • Të ushtrojë ndershmëri, objektivitet dhe zell në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive
  • Të jete i kujdesshëm në përdorimin e informacionit konfidencial dhe nuk duhet ta shperndaje për ndonjë përfitim personal apo në asnjë mënyrë, që do të ishte në kundërshtim me ligjin ose do të dëmtonte interesin e Bankës.
  • Menaxhimi i procesit të operacioneve të brendshme dhe ndërkombëtare për arritjen e qëllimeve të përcaktuara dhe për t'u ofruar shërbimin e duhur klientëve të Bankës, si dhe për të shmangur problemet e mundshme.
KËRKESAT E PËRGJITHSHME:
  • Diplomë Universitare (Preferohet Ekonomia).
  • Minimumi tre vjet përvojë në pozicione të ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe ndërpersonale.
  • Aftësi organizative, analitike dhe të zgjidhjes së problemeve
  • Të jete i aftë për të punuar në ekip
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.
  • Aftësi të mira kompjuterike.
Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre dhe Letren e Motivimit ne adresen e e-mailit hr@uba.com.al . Ju bejme me dije qe te gjithe kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.

Afati i fundit i aplikimit 04 Gusht, 2024.
 


Apply
Back
Top