• Tirane, ofrohet vend pune MENAXHER PROJEKTI

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
KnT3FTs.jpg


Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” zhvillon aktivitetin në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune MENAXHER PROJEKTI.

DETYRAT KRYESORE
  • Të planifikojë, ekzekutojë dhe finalizojë zbatimin e projekteve sipas afateve kohore dhe brënda buxhetit të projektit, sipas projekt-preventivit.
  • Duhet të sigurojë dhe interpretojë informacionin teknik dhe financiar në kompani dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit.
  • Të detajojë dhe kthejë në plan pune objektivat e projektit dhe të mbikëqyrë zbatimin, respektimin e buxhetit dhe të cilësisë nga fillimi deri në përfundimin e projektit.
  • Të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot.
  • Të përfaqësojë kompaninë me palë të treta për temat e lidhura me projektin.
  • Të mbikqyrë dhe të sigurojë, raportojë dhe mbajë përgjegjësi edhe për përformancën e ekipit/stafit të projektit.
  • Të raportojë përpara investitorit dhe CEO të kompanisë në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit.
KRITERET E KËRKUARA
  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Të ketë njohuri, në nivel të lartë, të gjuhës angleze (çertifikuar).
  • Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Project, Autocad, (preferohet: Sap. Etabs).
  • Mosha e preferuar deri 50 vjeç.
  • Të ketë mbi 10 vjet experiencë.
  • Të jetë i pajisur me leje drejtimi, klasi B.
APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail:
hr@salillari.al,
ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top