• Tirane, ofroj vend pune Key Account

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Key Account për klientin e saj, një ndër kompanitë lider në tregun e produkteve promocionale, veshjeve të punës dhe pajisjeve të mbrojtjes personale në punë dhe printimeve dixhitale.

Si Key Account, do të keni përgjegjësi për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët kryesorë të kompanisë, duke siguruar një shërbim të shkëlqyer, përmbushjen e objektivave të shitjes dhe optimizimin e mundësive për zhvillim të biznesit.



Përgjegjësitë Kryesore:
  • Monitoron performancën e portofolit të klientëve dhe siguron mbështetje për përmirësimin e rezultateve;
  • Planifikon dhe organizon takimet me klientët kyç për të optimizuar rezultatet e shitjeve dhe marrëdhëniet me ta;
  • Zhvillon dhe mirëmban marrëdhënie të forta me klientët ekzistues dhe potencialë brenda portofolit të tij/saj;
  • Zbaton strategji të shitjes për arritjen e objektivave të caktuara;
  • Trajton dhe zgjidh ankesat dhe shqetësimet e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase;
  • Siguron që të gjitha aktivitetet e shitjes dhe komunikimi me klientët të jenë në përputhje me politikat dhe procedurat e kompanisë;
  • Kur është e nevojshme, bashkëpunon me departamentet e tjera për prioritetizimin e kërkesave të klientëve;
  • Merr pjesë në trajnime të rregullta për produktet dhe shërbimet e ofruara për të përmirësuar njohuritë & aftësitë në shitje;
  • Përgatit raporte të rregullta mbi aktivitetet dhe performancën e shitjeve dhe marrëdhënieve me klientët.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

Diplomë Universitare;

Përvojë në pozicione të ngjashme të mëparshme në shitje B2B;

Të ketë iniciativë, të jetë fleksibël, i aftë të punoj i pavarur dhe të orientohet drejt rezultateve;

Aftësi të mira komunikuese, negoicuese dhe organizative;

Të ketë leje drejtimi automjeti
dhe të zotërojë mirë MS Office.



Të ardhurat financiare:


100,000 – 140,000 ALL/NET mujore



Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al


Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top