• Tirane, ofroj vend pune Specialist Logjistike

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Industriale
  3. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
VEGA-Group_cover.jpg


Mundesi Punesimi - Specialist Logjistike

VEGA Group
, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Specialist Logjistike.

Detyra të Përgjithshme të Rolit:
  • Planifikon dhe menaxhon organizimin e transportit vëndas dhe ndërkombëtar,
  • Mbikëqyrë operacionet e transportit dhe magazinimit për të siguruar dorëzimin efikas të produkteve si dhe lëvizjen e tyre në terren,
  • Përditeson statusin e kërkesave dhe dërgesave dhe sigurohet që dërgesat të mbyllen në kohën e përcaktuar,
  • Menaxhon marrëdhëniet me furnizuesit, transportuesit dhe ofruesit e logjistikës së tretë.
  • Përgjegjës për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për kompanitë e transportit dhe koordinimi me agjensitë doganore për kryerjen e procedurave të zhdoganimit të mallit duke respektuar afatet kohore.
  • Suporton procesin e koordinimit dhe mirëmban të gjitha automjetet në pronësi të Kompanisë.
  • Suporton ne koordinimin flotës së mjeteve të transportit;
  • Asiston ne monitorimin dhe mirëmbajtjes se të gjitha automjetet në pronësi të Kompanisë.
  • Zhvillon biznesin duke reduktuar kostot, duke analizuar problemet dhe arritur zgjidhje të reja logjistike.
  • Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve operativ, si dhe për implementimin e cdo sistemi/protokolli të ri që përmirëson cilësinë e punës.
  • Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
  • Funksione të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi sipas nevojes.
Kriteret dhe kualifikimet:
  • Diplomuar në Administrim Biznesi, Inxhinieri Industriale, ose fusha të ngjashme,
  • Njohuri te mira te gjuhes Angleze. Njohuri e nje gjuhe te dyte perben avantazh,
  • Eksperience te mëparshme ne logjistike përben avantazh,
  • Njohuri të mira të proceseve logjistike dhe menaxhimit të zinxhirit të furnizimit,
  • Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje të problemeve,
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe negociatave,
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar prioritete të shumëfishta.
Shënime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt "Specialist Logjistike".

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top