• Tirane, ftese per oferte SHERBIM KATERING

Tirane
Tirane me 04.09.2024
FTESE PER OFERTE
ME OBJEKT: SHERBIM KATERING NE QYTETIN E TIRANES
Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike. SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezentë në shumë vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke zbatuar projektin Perspektiva që Mundësojnë Punësimin e të Rinjve – YEEP II, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, BMZ dhe Hermann-Gmeiner-Fonds Deutchland e.V, HGFD.

Objektivi kryesor për ngritjen e kësaj Ftese për Ofertë, është kontraktimi i një Siguruesi Shërbimesh për: shërbime katering, pizzeri dhe ushqime të thjeshta, kalzone etj (transporti i përfshirë), për përmbushjen e nevojave të organizatës në qytetin e Tiranës.
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mailit zyrtar [B]info@soskd.org.al[/B] deri më datë 20.09.2024.

Për më shumë informacion rreth Ftesës për ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri
 

Attachments

  • Ftese per Oferte - Sherbime Katering- YEEP II.pdf
    183.4 KB · Views: 12


Contact
Back
Top